Sport

Mauro Icardi dëmtohet në gju ndaj Tottenham, del jashtë nga fusha me barelë…

“Do të bëjmë MRI,- tha mjeku i klubit turk Yener Ince, siç raportojnë mediat turke. - Nuk mund të themi nëse ka dëmtime të ligamenteve apo jo”

8 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Mauro Icardi dëmtohet në gju ndaj Tottenham, del jashtë nga fusha

TURQI - Ish-lojtari i Interit, Mauro Icardi, ka pësuar lëndim në gjurin e djathtë. Sulmuesi argjentinas i Galatasarayt doli me barelë gjatë ndeshjes së Europa League kundër Tottenham, të cilën e fituan 3-2.

“Nesër do të bëjmë MRI,- tha mjeku i klubit turk Yener Ince, siç raportojnë mediat turke. - Nuk mund të themi nëse ka dëmtime të ligamenteve apo jo. Ai ka shumë dhimbje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll