Sport

Ronaldo në Al Hilal? Motra e CR7, Katia Aveiro, sqaron gjithçka…

Shtypi katalanas shkruan se kapiteni i kombëtares portugeze do të kalojë te skuadra e Jorge Jesus. Motra e tij Katia Aveiro reagon…

8 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ronaldo në Al Hilal? Motra e CR7, Katia Aveiro, sqaron

SPANJE - E përditshmja katalanase Sport ka avancuar ditët e fundit me mundësinë që Cristiano Ronaldo të largohet nga Al Nassr për te Al Hilal, që stërvitet nga Jorge Jesus.

Sipas asaj, Al Hilal po mendon të largojë Neymarin, i cili u dëmtua sërish dhe në vend të tij të ofrojë kapitenin e kombëtares luzitane në vend të brazilianit.

Braziliani u aksidentua përsëri, pasi u shërua nga një dëmtim i rëndë… Ndaj tashmë kanë filluar të identifikohen destinacione të reja për brazilianët

Katia Aveiro, motra e CR7 ka sqaruar gjithçka në rrjetet sociale.

“Po shkruan thjesht marrëzi, o burrë? Është e qartë se ai nuk kupton asgjë nga futbolli. Mund të më telefononit dhe të mësoni për rivalitetin e klubit atje, kjo do ta zvogëlonte këtë mundësi. Fshije shoku atë nëse ke kohë”, ka shkruar Katia Aveiro në Instagram.

Këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 10 gola dhe tre asistime në 14 ndeshje për Al Nassr.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Dias (@leodias)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll