Sport

Dhurata luksoze e presidentit të Tottenham, që Lloris refuzon ta përdorë: “Do të preferoja të mos na kishte dhënë asgjë”...

Portieri u largua nga Spurs në janar të këtij viti për të shkuar në MLS

8 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Dhurata luksoze e presidentit të Tottenham, që Lloris refuzon ta

SHBA - Hugo Lloris luajti për Tottenham për 11 vjet e gjysmë, ai ishte kapiten i Spurs, por ai nuk harron një detaj të vogël që Daniel Levy, presidenti i klubit, i bëri skuadrës. Madje, edhe sot e kësaj dite nuk ia fal.

Në një dokumentar të ‘Amazon’, portieri francez, i cili në janar të këtij viti u transferua në MLS, ku ka veshur ngjyrat e Los Angeles FC, ka thënë se gjithçka ka ndodhur para finales së Champions League të vitit 2019, të cilën Tottenham do ta humbiste ndaj Liverpool, 2-0.

"Katër ditë para finales, Daniel Levy na u bashkua për të njoftuar se, me ndihmën e një sponsori, çdo lojtar do të merrte një orë luksoze. Fillimisht ishim të emocionuar kur pamë ato kuti elegante. Por më pas i hapëm dhe pamë që pas secilës orë ai kishte gdhendur emrin e secilit prej nesh dhe fjalët: 'finalist i Champions League 2019'”, tha Lloris.

"Kush e bën këtë në një kohë si kjo? Unë ende nuk e kam kaluar dhe nuk jam vetëm në këtë situatë! Nëse do të kishim fituar, nuk do të kisha kërkuar që orët të kishin gdhendur fjalën "fitues" në vend të asaj ‘finalist’. Kam një respekt dhe vlerësim të konsiderueshëm për Daniel Levyn, për gjithçka që ka bërë si president, por ka gjëra për të cilat nuk ka ndjeshmëri”, shtoi portieri.

Në fakt, Lloris thotë se nuk e ka mbajtur kurrë orën. "Sado madhështore që është, nuk e kam përdorur kurrë. Do të preferoja të mos na kishte dhënë asgjë. Me një mesazh të tillë, ai nuk mund të ishte i befasuar, që pas disa minutash lojë kundër Liverpool-it ne po humbnim 1- 0. Më kanë shkruar..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll