Sport

Atmosfera tek kuqezinjtë tashmë ka ndryshuar, mes lojtarëve feston edhe pronari!

Numri 1 klubit, u tha se ishte “krenar” për paraqitjen, duke nënvizuar se “vlerësonte” që skuadra mbeti e bashkuar duke marrë një fitore të madhe nëpërmjet shumë peripecive.

8 Nëntor 2024, 00:41 Nga DOSJA
Atmosfera tek kuqezinjtë tashmë ka ndryshuar, mes lojtarëve

ITALI - Pas vështirësive të javëve të fundit, në dhomat e zhveshjes së Milanit është rikthyer një atmosferë gëzimi. Djemtë e Paulo Fonsekës patën një vizitë nga Xherri Kardinale, i cili dëshironte t’i uronte personalisht për fitoren në Champions ndaj Real Madridit, pasi e kishte parë ndeshjen nga tribuna “VIP” e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Pronari i “Djallit” e ndoqi nga afër ndeshjen, duke zbritur direkt te lojtarët në fund të saj për t’i uruar ata. Numri 1 klubit, u tha se ishte “krenar” për paraqitjen, duke nënvizuar se “vlerësonte” që skuadra mbeti e bashkuar duke marrë një fitore të madhe nëpërmjet shumë peripecive.

Sipas asaj që raportoi “ANSA”, Kardinale gjithashtu nënvizoi se si pronarët dhe drejtuesit kanë mbetur gjithmonë në anën e tyre për t’i mbështetur individualisht dhe kolektivisht, duke marrë me vete pas kthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara kënaqësinë që kanë parë Milanin duke treguar në Madrid, potencialin që ka si ekip.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll