Sport

Manchester City, shfaqen dy alternativa tërheqëse për të zëvendësuar Rodrin...

Me dëmtimin afatgjatë të Rodrit, Manchester City është në kërkim të një zëvendësuesi. Dy rrugë serioze janë në tavolinë.

8 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Manchester City, shfaqen dy alternativa tërheqëse për të

ANGLI - Humbja e qendrës së tij, për pjesën tjetër të sezonit është gjëja e fundit që dëshironte Pep Guardiola. Rodri, fituesi i “Topit të Artë” javën e kaluar, pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar. Një dëmtim afatgjatë i cili prish planet e teknikut spanjol.

Një skuadër, e cila tashmë është prekur edhe nga dëmtimet e Oscar Bobb, John Stones, Ruben Dias dhe Jack Grealish. Një dhimbje koke për drejtuesit që po eksplorojnë disa rrugë, dy prej të cilave do të ishin në krye të listës së Pep Guardiolës sipas gazetës l'Equipe: Samuele Ricci dhe Martin Zubimendi. 

Synohet një fitues i Euro 2024? 

Samuele Ricci, mesfushori i Torinos dhe Martin Zubimendi i Real Sociedad. Dy lojtarë me status të ndryshëm: italiani vepron më tepër në hije në klubin e tij në një pozicion stafetë. Nga ana e tij, Zubimendi luan një rol më të rëndësishëm si fëmijë i klubit dhe ka një avantazh të konsiderueshëm, duke luajtur me kombëtaren spanjole.

Por aspekti financiar nuk e favorizon baskun, sepse ai është me kontratë deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg llogaritet në 60 milionë euro. Ricci, me kontratë deri në vitin 2026, vlerësohet në 26 milionë euro. Mjaft për t'ia bërë të vështirë ‘Skyblues’ në këtë afat kalimtar dimëror. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll