Sport

VIDEO / Lazio mbetet perfekte: 4 ndeshje, 4 fitore…

Manchester United mundi PAOK-un e Selanikut me rezultatin 2-0 duke regjistruar kështu fitoren e pare sezonale në kupat e europës.

7 Nëntor 2024, 23:03 Nga DOSJA

VIDEO / Lazio mbetet perfekte: 4 ndeshje, 4 fitore…

TURQI - Gallatasaray fitoi supersfidën e këtij raundi të katërt në Europa League me Tottenhamin. Në takimin e zhvilluar në Stamboll skuadra turke fitoi me rezultatin 3-2 ndaj londinezëve që e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Lankshear.

Akgun ishte ai që zhbllokoi rezultatin për Galatasaray, por Tottenham barazoi pikërisht me Lankshear. Më pas i erdhi radha Osimhen që të lërë gjurmët e tij dhe e bëri këtë me një dygolësh në minutat 32 dhe 39 për të çuar rezultatin në 3-1.

Ndërkohë goli i Solanke që shënoi më pas për Tottenham rezultoi thjeshtë stastistikor, pasi nuk e evitoi dot humbjen për Spursat. Galatasarai shkon në kuotën e 10 pikëve ndërkohë që në krye të klasifikimit me ecurinë perfekte, 4 ndeshje 4 fitore është Lazio.

Italianët mundën në Olimpico Porton me shifrat 2-1. Romanët ishin të parët që zhbllokuan takimin me Romagnolin në fundin e pjesës së parë, por luzitanët u përgjigjën me golin e Eustakios në të dytën. Dhe kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, Pedro bën mrekullinë duke shënuar në shtesë golin e fitores për lacialët.  

Nuk pati fitues në ndeshjen mes Olympiacosit dhe Glasgow Rangers. Mesfushori kuqezi Nedim Bajrami u aktivizua si titullar edhe në këtë ndeshje e cila umbyll me barazimin 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesnë e dytë me skuadrën greke që shënoi e para me El Kaabi, ndërsa Rangers barazoi me Dessers.

Në ndeshje të tjera të Europa League spikat barazimi i Romës me Union St.Gilloise 1-1, ndërsa Eintrachti fitoi me Slavian e Pragës 1-0. Manchester United mundi PAOK-un e Selanikut me rezultatin 2-0. duke regjistruar kështu fitoren e pare sezonale në kupat e Europës.

VIDEO / Lazio mbetet perfekte: 4 ndeshje, 4 fitore…

VIDEO / Lazio mbetet perfekte: 4 ndeshje, 4 fitore…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll