7 Nëntor 2024, 20:09
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se marrëveshja e Ramës dhe Vuçiç kundër fermerëve shqiptarë do të marrë fund në parlamentin e ardhshëm. Berisha u shpreh se do krijohet agjencia e studimit të tregjeve dhe orientimit të fermerëve në mënyrë që të mos ndodhë kjo që ndodh rëndom tani.
"Të dashur miq, me një marrëveshje të fshehtë me Beogradin, me padronin e tij, Edi Rama vendos mbi fermerët shqiptarë sistemin më armiqësor që ekziston kund të taksës së vlerës së shtuar. Zero në blerje, 20 në shitje. Çfarë do të thotë kjo miqtë e mi? Kjo do të thotë që të gjithë operatorët e fushës në bujqësi të mos blejnë produktet e fshatarëve, por të marrin produktet e importit. Atyre t’u kalbet në fushë, kurse fermerëve të Shumadishës të vijnë dhe të përpunohen në Shqipëri. Ky akt armiqësor, antishqiptar do marrë fund javën e parë të parlamentit të ardhshëm. Do krijohet agjencia e studimit të tregjeve dhe orientimit të fermerëve në mënyrë që të mos ndodhë kjo që ndodh rëndom tani, ku qindra e mijëra kuintalë prodhime të klasit të parë përfundojnë në kanale, groposen për shkak të dezorientimit të plotë për tregun dhe mosinformimin e tyre.
Do garantohet shërbimi bujqësor dhe blegtoral nga shteti në çdo rreth, në çdo qark, i organizuar dhe falas. Do investohet për mekanizmin dhe modernizimin e mekanikës bujqësore. Një kontroll i rreptë do jetë mbi importin e imputeve bujqësore. Cilësia e tyre do jetë kushti i të gjitha kushteve për t’u shpërndarë në këtë vend. Siguria ushqimore, e cila sot është si kurrë më parë keq, do jetë një përparësi absolute. Pra, miqtë e mi, për ne krijimi i mirësive, pasurive, begatimi kudo që jetojnë shqiptarët, është dhe mbetet qëllimi ynë madhor. Ndaj dhe të bashkohemi, është radha jonë, është radha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Nëntor 2024, 19:56
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka siguruar fermerët se zhvillimi i infrastrukturës bujqësore është prem...
Politike
7 Nëntor 2024, 19:40
I.A
TIRANË- Kuvendi ka votuar miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023. Në përfundim të seancës së sotme është ...
Politike
7 Nëntor 2024, 19:54
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme risolli në vëmendje vjedhjet q&...
Politike
7 Nëntor 2024, 19:36
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij tha se me ardhjen në pushtet, në zgjedhjet e ardhshme, PD do ket&...
Politike
7 Nëntor 2024, 19:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për fitoren e Donald T...
Politike
7 Nëntor 2024, 18:40
ZH.LL
Ditmir Bushati
DURRËS- Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike zhvilluan një leksion të hapur me Ish-ministrin p...
Politike
7 Nëntor 2024, 18:29
I.A
Edi Rama
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batutat në fillim të deklaratës së tij të përbashkët me homol...
Politike
7 Nëntor 2024, 18:28
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama tha se është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhsh&...
Politike
7 Nëntor 2024, 18:23
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se takimi i radhës i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tira...
Politike
7 Nëntor 2024, 18:12
Edi Rama
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se është optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Rama gja...