Politike

"Jeni të pandreqshëm", Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot? A nuk mund ti thoni më fal opozitës pas asaj që bëtë

Spaho u shpreh se mazhoranca kërkon të kthehet në normalitet ndërsa ai shton se si ti rikthehen normaliteti kur ata sillen si struci. Ai theksoi se askush nuk dha asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur 40 ditë më parë me opozitën ndërsa pyetu se kush është përgjegjësi për këtë.

7 Nëntor 2024, 11:00 Nga N.F
"Jeni të pandreqshëm", Spaho për përjashtimin e 24
Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Spaho u shpreh se mazhoranca kërkon të kthehet në normalitet ndërsa ai shton se si ti rikthehen normaliteti kur ata sillen si struci. Ai theksoi se askush nuk dha asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur 40 ditë më parë me opozitën ndërsa pyetu se kush është përgjegjësi për këtë.

Spaho tha se përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës ishtë i papranueshëm dhe i pandeshur më parë. Ai i kërkoi Spiropalit që të kërkojë falje ndaj deputetëve të opozitës ndërsa e pyeti nëse vret  ndërgjegja sot.

Spaho: Të nderuar kolegë, po dëgjojmë nga mazhoranca që t’i rikthehemi normalitetit por si t'i kthehemi? Duke futur kokën në rërë e duke u sjellë si struci? Sot opozita është në Kuvend asnjëri nga ju nuk dha qoftë edhe shpjegimin minimal se çfarë ka ndodhur 40 ditë më parë me këtë opozitë, faji e përgjegjësia e kujt është?

Ju pasi bërë një veprim thellësisht të papranueshëm, të pandeshur më parë në një vend parlamentar, sot vazhdoni sërish me të njëjtin gjuhë e pas 40 ditësh kur morët atë veprim të turpshëm, na thoni se duhet të biem dakord, se si duhet të sillemi me vendimet e Gjykatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese a nuk është vendim për tu zbatur? Çfarë tha GJK? Që rregullorja e parlamentit shfyqizohet në pikat ku ju jeni referuar për të na dënuar sepse dënimi, duhet të jetë propocional me veprën dhe ju nuk e morët në konsideratë e nuk e zbatuat.

Çfarë na thonë tani, do i zbatoni apo jo? Ky nuk është i vetmi vendim i GJK që nuk zbatoni, po se aq kollaj duhet të kalojë kjo punë, po rrjedhojat që ka pasur kjo në punën e Kuvendit apo fakti që opozita nuk ka qenë prezente në diskutimin e këtyre ligjeve gjatë kësaj kohe, si do e kompesoni ju faktin se komisioni hetimor parlamentar për koncesionet po jep shpirt nga sjellja juaj sepse i keni përjashtuar gjithë anëtarët e opozitës?

Edhe ju zonja Spiropali a ju vret ndërgjegja sot, a nuk mund ti thonit më fal opozitës pas asaj që bëtë dhe thoni hajde ti kthehemi realitetit tani. Mesa shoh unë, ju jeni të pandreqshëm e një pjesë këtu na kujton titullin e atij filmi: Të ndyrët të ligë e të ulëtit, kështu jeni një pjesë e juaja'.

spaho seanca plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll