Politike

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën që është i pandehur nga SPAK

Zhupa akuzoi mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregullore. Ajo tha se qëllimi i largimit të opozitës është miratimi i shpejtë i ligjeve nga mazhoranca.

7 Nëntor 2024, 10:21 Nga r.ll
"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur po ashtu në Kuvend lidhur me përjashtimin e deputëve të opozitës nga Kuvendi. Zhupa akuzoi mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregullore. Ajo tha se qëllimi i largimit të opozitës është miratimi i shpejtë i ligjeve nga mazhoranca. Deputetja i bëri thirrje Spiropalit të largohet, ndërsa tha se mazhoranca mban në komisione Plarent Ndrecën, i cili është i pandehur nga SPAK.

"S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, por vetëm zonja Spiropali. Kemi shkelur kushtetutën dhe rregulloren dhe keni kërkuar që këtë parlament ta ktheni në një seksion të PS duke përjashtuar pa ligj pa rregullore deputetët e opozitës që të bëni teatër dhe të kaloni fap e fap ligjet.

Opozitës i vendosët gardën, policinë. Zotëria atje i Sky dhe Enchrochat thotë pse e çuat në gjykatë, ju duhet të merrni të mirëqeni vendimet e Bushkës dhe Spiropalit se ne ju përjashtojmë sa herë të duam. Përjashtuar 24 deputetë të opozitës se ju donte qejfi, apo se ju dha urdhër politik Edi Rama. Duhet të mbani përgjegjësi, të largoheni dhe të hapni rrugën këtij parlamenti, të shkohet në qeveri teknike me rregulla të barabarta loje. Ju e mbani Olta Xhaçkën aty. Mbani në komisione Plarent Ndrecën që është i pandehur nga SPAK. Duhet të largoheni bashkë me qeverinë tuaj.", tha Zhupa.  

ina zhupa

Sondazh

Poll