Politike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave, ju dogjët karriget për një vendim gjykate

7 Nëntor 2024, 10:30 Nga r.ll
Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë
niko peleshi

TIRANË- Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi ka replikuar me opozitën lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative e cila shfuqizon përjashtimin e deputetëve të opozitës. 

Peleshi tha se opozita duhet të ndajë mendjen nëse do të pranohen apo jo vendimet e gjykatës. Sipas tij, PD dogji karriget për një vendim gjykatë, duke iu referuar dënimit të Ervin Salianjit. 

“Opozita në të drejtën e saj që të zgjedhë kursin e saj. Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qendrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave. T’i pranojmë apo jo. Kjo sepse për shkak të një vendimi gjykate, ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të një vendimi gjykate jeni sot këtu. Edhe ne mund të mos jemi dakord, që një gjykatë administrative merr atributet e Kuvendit, por kemi një standard tjetër, pavarësisht flagrancës në vendim, ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget për tu revoltuar ndaj vendimit”, tha ai.

niko peleshi seance plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll