Politike

“21 Janari” dhe hetimet nga SPAK, Basha: Jam në dispozicion, të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar

Gjithashtu Basha shtoi se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. 

7 Nëntor 2024, 10:19 Nga M.B
“21 Janari” dhe hetimet nga SPAK, Basha: Jam në
Lulzim Basha

TIRANA- Deputeti, Lulzim Basha, tha sot para mediave, në oborrin se ende nuk ka pasur ftesë nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen “21 Janari”. Gjithashtu Basha shtoi se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. Ai tha se është në dispozicion të SPAK. 

"Jo deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar. Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen... Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin", tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll