Politike

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Sula tha se vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, pasi i kanë dënuar pa ligj dhe pa rregullore.

7 Nëntor 2024, 10:40 Nga M.B
"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikoi sot në seancë plenare vendimin që u mor për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi me disa ditë apo dhe muaj. Sula tha se vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, pasi i kanë dënuar pa ligj dhe pa rregullore. Gjithashtu Sula tha se mazhoranca, vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike.

“Vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore. Na dënonit more 5 ditë apo 10 ditë, por na dënuat pa ligj, zonja Bushka me të tjerët që morën urdhra. Unë kam këtu nga 2005, ju cfarë nuk keni bërë, vuvuzela, bilbila, etj dhe nuk jeni dënuar më shumë se 10 ditë.

Por turp të keni që firmosni këtu për kolegët. Bëhuni more njerëz. Ju vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike, e hodhët në kosh. Ju i shkatërruat jetën dhe familjen politikanit Ervin Salianji që të mos kandidojë deri në 2034”, tha Sula.

kuvend

Sondazh

Poll