Politike

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht! Të fillojmë urgjentisht diskutimin

Gogu u shpreh se duhet të respektojnë qytetarët dhe shtoi se ata po zbatojnë vendimin e gjykatës teksa deputetët e opozitës kanë nisur sencën me tensione në lidhje me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. 

7 Nëntor 2024, 10:46 Nga N.F

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”,

Gogu

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu drejtua deputetëve të opozitës që të nisin urgjentisht diskutimet dhe ti lënë pas debatet. Gogu u shpreh se duhet të respektojnë qytetarët dhe shtoi se ata po zbatojnë vendimin e gjykatës teksa deputetët e opozitës kanë nisur sencën me tensione në lidhje me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. 

Gogu theksoi se ata nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe ndezin karriget për një vendim gjykate. Ai iu drejtua deputetëve të opozitës ti thërrasin arsyes dhe të përplasin ide me debat dhe jo përplasje fizike. Deputeti socialist u shpreh se duhet të fillojnë urgjenitsht diskutimet.

Gogu: Sot kemi rregulloren e kuvendit dhe kemi shqetësimet që ju po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne na reshtin argumentet zëmë këmbët e karriges e para duhet nderuar qytetarët që na ndjekin, po zbatojmë një vendim gjykate, po zbatojmë një vendim gjykate u mblodh këshilli dhe shqyrtoi vendimin e kushtetueses, të cilat gjykata kushtetuese i cilësonte si të paqarta. Nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe vizioni dhe ndezin karriget dhe i bien drejtuesit të punimeve të Kuvendit, për një vendim gjykate dogjën Kuvendin. T’i thërrasim arsyes, ky vend është vend debati hajde përplasim ide, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht, nuk është tek forca, ejani dhe fillojmë urgjentisht diskutimin.

gogu seanca plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll