Bota

Tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit për në Panama, autori dhunohet nga pasagjerët (VIDEO)

Sipas Carvalho-s, pasagjeri në fjalë fillimisht u vërsul në pjesën e pasme të avionit duke mbajtur një thikë plastike me të cilën tentoi të merrte peng një nga stjuardesat. Më pas, ai tentoi të hapte një nga daljet e emergjencës.

7 Nëntor 2024, 08:47 Nga N.F
Tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit
Pamje nga vendi i ngjarjes

PANAMA- Kaosi është regjistruar gjatë një fluturimi nga Brazili në Panama. Një nga pasagjerët u përpoq të hapte një nga daljet e emergjencës ndërsa avioni ishte në ajër, duke bërë që ekuipazhi dhe pasagjerët e tjerë të reagonin.

Në videon e postuar në X, burri është rrahur dhe gjakosur në tentivë për ta frenuar. Sipas përshkrimit të fotoreporterit Cristiano Carvalho i cili ishte në bordin e fluturimit CM204 të Copa Airlines të martën e kaluar, gjithçka filloi rreth 30 minuta para uljes së avionit.

Sipas Carvalho-s, pasagjeri në fjalë fillimisht u vërsul në pjesën e pasme të avionit duke mbajtur një thikë plastike me të cilën tentoi të merrte peng një nga stjuardesat. Më pas, ai tentoi të hapte një nga daljet e emergjencës.


“Një nga stjuardesat filloi të bërtiste dhe një tjetër u përpoq ta ndalonte, por ai ishte shumë i fortë”, tha Carvalho.

Në atë moment kanë ndërhyrë pasagjerët e tjerë të avionit të cilët pas një sherri kanë mundur të ndalojnë bashkëpasagjerin e tyre jashtë kontrollit.

“Ata e rrahën shumë, ai pothuajse humbi ndjenjat”, përshkroi Carvalho atë që ndodhi.

fluturim ne panama dhune

Sondazh

Poll