Bota

Trump u zgjodh pasardhësi i tij, Biden pritet të mbajë një deklaratë publike sot

Në deklaratën e djeshme, ai e përshkroi Kamala Harris si një partnere të jashtëzakonshme dhe një person që e admironte thellësisht.

7 Nëntor 2024, 08:43 Nga r.ll
Trump u zgjodh pasardhësi i tij, Biden pritet të mbajë një
joe bidenm

SHBA -Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet të flasë publikisht këtë pasdite pasi Donald Trump u zgjodh si pasardhësi i tij. Biden tashmë ka dhënë një deklaratë lidhur me zgjedhjet, por kjo do të jetë hera e parë që ai do të flasë publikisht.

deklaratën e djeshme, ai e përshkroi Kamala Harris si një partnere të jashtëzakonshme dhe një person që e admironte thellësisht.

"Harris u ngrit dhe drejtoi një fushatë historike që mishëron atë që është e mundur kur udhëhiqet nga një busull e fortë morale dhe një vizion i qartë për një komb", tha ai.

Një zyrtar tha më herët se Trump po priste me padurim një takim me Biden së shpejti në Zyrën Ovale. Presidenti i zgjedhur dhe ai aktual do të takohen së bashku ndërsa administratat fillojnë procesin e ndryshimit të udhëheqësit.

joe biden donald trump

Sondazh

Poll