Bota

Los Angeles nën "pushtetin" e zjarrit, ndërpritet energjia elektrike në qytet, dhjetëra banesa në rrezik (VIDEO)

Disa banorë kanë mbetur të plagosur nga zjarri, nuk dihet ende sa janë, ndërsa tymi i dendur ka “mbytur” qytetin Camarillo, ku jetojnë 70 mijë banorë. Erërat e forta frynë deri në 130 kilometra në orë, duke e vështirësuar punën e shuarjes, madje duke pamundësuar edhe operimin e mjeteve ajrore.

7 Nëntor 2024, 07:47 Nga N.F
Los Angeles nën "pushtetin" e zjarrit, ndërpritet energjia
Zjarr

SHBA- Los Angeles është përballur me një zjarr të madh. Zjarri ra dje, të mërkuren e 6 nëntorit, duke përfshirë shtëpitë dhe kullotat bujqësore. Zjarri u përhap në vetëm pak orë, duke arritur në oborret e shtëpive në qytetet me dhjetëra mijëra banorë.

Disa banorë kanë mbetur të plagosur nga zjarri, nuk dihet ende sa janë, ndërsa tymi i dendur ka “mbytur” qytetin Camarillo, ku jetojnë 70 mijë banorë. Erërat e forta frynë deri në 130 kilometra në orë, duke e vështirësuar punën e shuarjes, madje duke pamundësuar edhe operimin e mjeteve ajrore.

Zjarri ka djegur 36,000 hektarë tokë deri pasdite. Shumë banesa, mes tyre ndërtesa luksoze, si dhe toka bujqësore dhe blegtorale, janë shkatërruar nga zjarri, sipas zjarrfikësve. 21 mijë familje pa energji elektrike. Mbi 21 mijë familje janë pa energji elektrike.

"Situata është e tmerrshme," tha një punonjës i fermës, i cili tha se po bëhen përpjekje për të shpëtuar të gjitha kafshët. Në të njëjtën kohë, dhjetëra kilometra më në jug, një tjetër zjarr shpërtheu, afër Malibu.

zjarr ne los angeles

Sondazh

Poll