Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Në Arizona, Nevada dhe Alaska vijon procesi i numërimit të votave

Mediat e huaja shkruajnë se në tre shtete ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.

7 Nëntor 2024, 08:49 Nga M.B
Zgjedhjet në SHBA/ Në Arizona, Nevada dhe Alaska vijon procesi i
Foto ilustruese


SHBA- Republikani Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi pragun e 270 votave të nevojshme për të siguruar presidencën. Mediat e huaja shkruajnë se në tre shtete ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.

Rreth 93 për qind e votave janë numëruar në shtetin e Nevadës (6 vota kolegji elektorale) dhe 70 për qind në Arizona (11 vota), një tjetër shtet i pavendosur. Nëse i fiton këto dy, Trump do të ketë siguruar të 7 shtetet e pavendosura.

Në Alaska (3 vota) gjithashtu mbeten për t’u numëruar të gjitha votat, ku vetëm 72 për janë numëruar atje.

shba

Sondazh

Poll