Bota

Disa orë pas komunikimit Trump-Netanyahu, bombardime të reja në Liban

Netanyahu vlerësoi kthimin historik në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, i cili kishte bërë një sërë lëvizjesh në favor të Izraelit dhe ishte, sipas sondazheve, kandidati i preferuar nga shumica e qytetarëve izraelitë.

7 Nëntor 2024, 08:04 Nga N.F
Disa orë pas komunikimit Trump-Netanyahu, bombardime të reja në
Foto ilustruese

IZRAEL- Me bombardimet në Bejrut, Izraeli iu “përgjigj” fjalimit të kreut të ri të Hezbollahut, ndërsa kryeministri izraelit dhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump diskutuan dje me telefon mbi kërcënimin iranian. Sipas shërbimeve të kryeministrit izraelit, dy udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunojnë për sigurinë e Izraelit dhe diskutuan kërcënimin e Iranit.

Netanyahu vlerësoi kthimin historik në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, i cili kishte bërë një sërë lëvizjesh në favor të Izraelit dhe ishte, sipas sondazheve, kandidati i preferuar nga shumica e qytetarëve izraelitë.


"Së bashku, ne do të forcojmë aleancën SHBA-Izrael, do t'i kthejmë pengjet në shtëpi dhe të vazhdojmë me forcë të mposhtim boshtin e së keqes të udhëhequr nga Irani", shkroi ministri i ri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz në X.

Para se të dihej rezultati i zgjedhjeve amerikane, kreu i ri i Hezbollahut, Naim Qassem, tha në një mesazh se Izraeli do të vazhdojë konfliktin.

“Kemi dhjetëra mijëra luftëtarë të rezistencës të gatshëm të përballen me Izraelin," siguroi Naim Kasem.

Lëvizja shiite njoftoi më herët se kishte shënjestruar me raketa një bazë ushtarake pranë aeroportit Ben Gurion, në jug të Tel Avivit, por, sipas Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit, nuk u shkaktuan dëme ose trafiku i avionëve u ndërpre. Ushtria izraelite numëroi gjithashtu 120 raketa të lëshuara dje nga Hezbollahu kundër territorit izraelit.

Menjëherë pas transmetimit të fjalimit të tij të regjistruar, ushtria izraelite nisi një sulm ajror, pasi paralajmëroi civilët që të evakuoheshin menjëherë, në një periferi jugore të Bejrutit. Në Luginën Bekaa dhe kryeqytetin lindor të rajonit Baalbek, 40 persona u vranë dhe 53 u plagosën. Më shumë se 2,600 njerëz, kryesisht civilë janë vrarë në të gjithë Libanin që nga 23 shtatori.

liban trump netanyahu izrael

Sondazh

Poll