Sport

FOTO/ Dëmtim i dhimbshëm i mbrojtësit Cubarsít të Barçës, 10 të qepura!... U godit me shkelm në fytyrë në sfidën e Beogradit

Mbrojtësi i Barcelonës u godit në fytyrë nga kapiteni Spajiç i Crvena Zvezdës

7 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

FOTO/ Dëmtim i dhimbshëm i mbrojtësit Cubarsít të

SERBI - Shprehja 'fut kokën aty ku nuk fut këmbën' përdoret gjerësisht në diskutimet e futbollit. Megjithatë, në rastin e Pau Cubarsí, ka kuptim të përsosur.

Në minutën e 66-të të ndeshjes mes Crvena Zvezdës dhe Barcelonës (2-5), gjatë një sulmi të serbëve, mbrojtësi 17-vjeçar ishte plot guxim dhe me kokë bllokoi një lëvizje të rrezikshme. Megjithatë, gjatë aksionit, ai u godit me shkelm në fytyrë nga kapiteni i ekipit të Beogradit, Uros Spajiç.

Pas këtij aksioni, ndërkombëtari spanjol duhej të zëvendësohej, me shumë gjak në fytyrën e qendërmbrojtësit katalanas. Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Hansi Flick, konfirmoi se lojtari ishte mirë, por iu desh të merrte 10 qepje dhe fytyra i mbeti në këtë gjendje...

FOTO/ Dëmtim i dhimbshëm i mbrojtësit Cubarsít të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll