6 Nëntor 2024, 10:34
Nga M.B
Donald Trump
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas rezultateve në zgjedhjet në SHBA të cilat kryesohen bindshëm nga kandidati republikan Donald Trump. Berisha shkruan se qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.
Ai ka shtuar se ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Berisha thotë se në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, uron përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump.
POSTIMI:
Donald Trump triumfoi!
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.
Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!
donald trump
Politike
6 Nëntor 2024, 09:21
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin republikan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ra...
Politike
6 Nëntor 2024, 08:15
N.F
Këlliçi
SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me rezul...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:45
M.B
Fabrizio Bucci
LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Buçi ka prezantuar kampin e refugjatëve në Gjadër dhe ka shpjeguar procedurat...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:36
M.B
Fabrizio Bucci
LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka thënë se kampi i emigrantëve në Gjadër ka gjithsej një ...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:36
E. D
Fabrizio Bucci
LEZHË- Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banor...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:14
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike në vend d...
Politike
5 Nëntor 2024, 21:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një foto në rrjetet sociale ku dukeshin tre arinj në dë...
Politike
5 Nëntor 2024, 21:03
M.B
Foto nga takimi
LUSHNJE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka vijuar...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:46
E. D
fotot ilustruese
FRANCË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez S&...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:45
M.B
Belind Këlliçi
SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër zhv...