Politike

Pirro Vengu takon homologun francez, mbështetje industrisë ushtarake

Gjatë takimit u diskutua rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.

5 Nëntor 2024, 20:46 Nga E. D
Pirro Vengu takon homologun francez, mbështetje industrisë ushtarake
fotot ilustruese

FRANCË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez Sébastien Lecornu. Vengu gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj homologut francez për vëmendjen kushtuar Shqipërisë dhe rolit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.

Gjatë takimit u diskutua rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.

“Në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi ynë mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake”, shkroi ministri Vengu. 

Pirro Vengu takon homologun francez, mbështetje industrisë ushtarake

pirro vengu sébastien lecornu

Sondazh

Poll