Politike

"Fermerët janë lënë në harresë!" Bardhi në Lushnje: Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Ramës

Ai ka shtuar se fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Ramës.

5 Nëntor 2024, 21:03 Nga M.B
"Fermerët janë lënë në harresë!" Bardhi
Foto nga takimi

LUSHNJE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka vijuar edhe sot takimet me strukturat e partisë, ku ndalesa e rradhës ishte Lushnja. Bardhi ka hedhur akuza nga qeverisë së kryeministrit Edi Ramës duke u shprehur se sjellja e tij me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale. Ai ka shtuar se fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Ramës.

Postimi i Bardhit:

Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot në Lushnje, me strukturat e partisë në Bubullimë dhe Kolonjë. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë së bashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjes, qarkut Fier dhe Shqipërisë.

"Fermerët janë lënë në harresë!" Bardhi

gazment bardhi

Sondazh

Poll