5 Nëntor 2024, 22:45
Nga M.B
Fabrizio Bucci
LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Buçi ka prezantuar kampin e refugjatëve në Gjadër dhe ka shpjeguar procedurat që do të ndiqen. Bucci ka shpreguar për emisionin "Opinion" se në kamp, ka një pjesë që mirëpret emigrantët që s’kanë të drejtë azili dhe do të riatdhesohen si dhe ata azilkërkues që mbeten në pritje të vendimit. Ai tha se sipas marrëveshjes, në këtë kamp do të vijnë vetëm emigrantë nga vendet e sigurta ose me të cilët Italia ka një marrëveshje riatdhesimi.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes, mbase rasti është edhe më i ndërlikuar. Këtu do të vijnë vetëm emigrantët që do të kapen në ujërat ndërkombëtare?
Fabrizio Bucci: Po!
Blendi Fevziu: ..që nuk futen në ujërat italiane…
Fabrizio Bucci: Jo!
Blendi Fevziu: Dhe do të sillen direkt në Shëngjin për të kryer si të thuash filtrimin, dallimin midis atyre që u takon apo nuk u takon azili. Ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, do të riatdhesohen?
Fabrizio Bucci: Atëherë, ideja është për të sjellë këtu vetëm emigrantë që vijnë nga vendet e sigurta ose nga vende me të cilat Italia ka një marrëveshje riatdhesimi…
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: Pra të sillen njerëz, fati i të cilëve dihet në momentin që kërkesa pranohet ose refuzohet, ideja jonë që është dhe fryma e protokollit të marrëveshjes është shmangia e të sjellurit këtu e njerëzve që më pas të qëndrojnë këtu sepse nuk dimë më çfarë të bëjmë me ta.
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: Dhe pikërisht për të evituar këtë gjë, këtu do të mirëpriten ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, pra që nuk kanë të drejtë të kenë mbrojtje ndërkombëtare…
Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë kjo: ata që vijnë nga vendet e sigurta, kërkojnë azil politik, rastet e tyre do të shqyrtohen një e nga një…
Fabrizio Bucci: Pikërisht kjo!
Blendi Fevziu: Sipas rastit.
Fabrizio Bucci: Pikërisht.
Blendi Fevziu: Sipas rasteve të tyre, por jo në masë të themi…
Fabrizio Bucci: Jo, jo.
Blendi Fevziu: Po ata që vijnë nga vende jo të sigurta do të shkojnë direkt në Itali?
Fabrizio Bucci: Ata që vijnë nga vende jo të sigurta…
Blendi Fevziu: Le të marrim si shembull Sudanin, Somalia që janë vende në luftë…
Fabrizio Bucci: Atëherë njerëzit nga Sudani, vijnë pra nga vende të konsideruara jo të sigurta, kanë një trajtim ndryshe të rastit të tyre.
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: E rëndësishme është që këtu të mos vijnë njerëz që më pas…
Blendi Fevziu: Mund të qëndrojnë këtu…
Fabrizio Bucci: Që mund të qëndrojnë këtu, sepse marrëveshja që kemi lidhur me qeverinë është që këtu do të shqyrtohen vetëm ato raste për persona që mund të përfitojnë azilin.
Blendi Fevziu: Por ambasador nëse ju gjeni në një anije që ndodhet në ujërat ndërkombëtare, duke lundruar drejt ujërave italiane dhe Marina Ushtarake e ndalon dhe e sjell këtu, nëpër anije ka njerëz që nuk kanë identitet, pa dokumenta, që mund të gënjejnë.
Fabrizio Bucci: Atëherë…
Blendi Fevziu: Mua më kujtohet që pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vinin në fillimet e viteve ’90 me gomone thonin se vinin nga vende si Gjeorgjia apo nga vende që ishin pak më shumë të komplikuara.
Fabrizio Bucci: Atëherë, pikërisht sepse nga kjo kemi fituar një eksperiencë të madhe dhjetëvjeçare. Kur këta emigrantë shpëtohen në ujëra ndërkombëtare, nuk do të sillen direkt këtu, por do të veçohen në bordin e një anije të tipit HUB ku do të kryhet kontrolli i parë.
Në rastet kur azili refuzohet, refugjatët dërgohen në vendin e origjinës ku hyjnë në fuqi marrëveshjet e riatdhesimit.
Blendi Fevziu: Dhe vendet nga vijnë, p.sh të marrim ..nuk dua të përmend emra vendesh, psh nëse dikush vjen nga Guinea Ekuatoriale, i cili ka marrë të gjitha mjetet e transportit për të mbërritur deri në Marok dhe nga Maroku në Libi, do të mbërrijë në Itali? Ju e ndaloni, e dërgoni direkt në Guinea Ekuatoriale dhe jo nga vendi nga ka ardhur?
Fabrizio Bucci: Nëse ai kërkon mbrojtje ndërkombëtare, atëherë në atë pikë do të kërkojë azil..
Blendi Fevziu: Po nëse kërkesa për azil nuk i pranohet?
Fabrizio Bucci: Nëse nuk i konfirmohet, dërgohet në vendin e origjinës.
Blendi Fevziu: Në vendin e origjinës, jo nga vendi i fundit nga erdhi…
Fabrizio Bucci: Jo në vendin tranzit, në vendin e origjinës.
Blendi Fevziu: Po vendi e pranon…
Fabrizio Bucci: Nëse ka marrëveshje dypalëshe riatdhesimi, po!
Blendi Fevziu: A keni marrëveshje të tillë me gjithë këto vende?
Fabrizio Bucci: Kemi shumë marrëveshje të tilla riatdhesimi.
Blendi Fevziu: Nga cili vend vijnë në Itali pjesa më e madhe e emigrantëve?
Fabrizio Bucci: Vijnë sidomos nga vende të Afrikës subsahariane, vijnë …
Blendi Fevziu: Subsahariane që ka probleme të mëdha luftrash…
Fabrizio Bucci: Po kanë probleme me luftërat, probleme të krizës ekonomike, të qeverive të paqëndrueshme, të lufëtrave civile, shumë probleme.
fabrizio bucci
Politike
5 Nëntor 2024, 22:36
M.B
Fabrizio Bucci
LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka thënë se kampi i emigrantëve në Gjadër ka gjithsej një ...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:36
E. D
Fabrizio Bucci
LEZHË- Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banor...
Politike
5 Nëntor 2024, 22:14
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike në vend d...
Politike
5 Nëntor 2024, 21:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një foto në rrjetet sociale ku dukeshin tre arinj në dë...
Politike
5 Nëntor 2024, 21:03
M.B
Foto nga takimi
LUSHNJE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka vijuar...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:46
E. D
fotot ilustruese
FRANCË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez S&...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:45
M.B
Belind Këlliçi
SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër zhv...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:28
M.B
Alteo Hysi
TIRANA- Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seanc...
Politike
5 Nëntor 2024, 20:00
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për qytetarët për t&eum...
Politike
5 Nëntor 2024, 19:48
M.B
Aleksandër Nikoloski
SHKUP- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të komentohet jo vetëm n...