Politike

"Shqiptarët mund të kenë një rol vendimtar në Miçigan!" Presidencialet në SHBA/ Këlliçi nga Amerika: Dëshira ime personale është fitorja e Trump

Ai ka shtuar se në Miçigan vihet re një interes shumë i madh i qytetarëve amerikanë për të votuar.

5 Nëntor 2024, 20:45 Nga M.B
"Shqiptarët mund të kenë një rol vendimtar në
Belind Këlliçi

SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër zhvillomin e procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Këlliçi tha sot për Klan News nga Miçigani se dëshira e tij personale është që të fitojë kandidati republikan Donald Trump. Ai ka shtuar se në Miçigan vihet re një interes shumë i madh i qytetarëve amerikanë për të votuar.

Po ashtu Këlliçi tha se në Miçigan jetojnë dhe punojnë 150 mijë shqiptarë, për të cilët shprehet se mund të bëjnë thellësisht diferencën në votimet në këtë shtet. Ai shtoi se se Partia Demokratike pret një botë më të paqtë nëse fiton Trump në mënyrë që të mos ketë luftë dhe konflikte.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Çdo votë është në lojë në Miçigan dhe Pensilvani. Dëshira ime personale është fitorja e Donald Trump dhe mendoj se është një zgjidhje më e mirë, por kjo është dëshira ime personale. Në Miçigan, interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të votuar. Është hera e parë që rezulton që të ketë një interes kaq të madh të qytetarëve amerikanë për të votuar.

150 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Miçigan. Ka një zë shumë të madh. Shqiptarët luajnë një rol të madh në këto zgjedhje në Miçigan. Mund të bëjnë thellësisht diferencën në votimet në këtë shtet. Shumica e atyre që kam pasur mundësinë që të bisedoj, mbështesin Trump për platformën e tij elektorale. Shqiptarët mund të kenë një rol kyç dhe vendimtar për këto zgjedhje në Miçigan.

Mbështetësit e heshtur të Trump janë arma e tij më e madhe që për herë të parë kanë dalë hapur në mbështetje të Trump. Vihet re një mbështetje shumë e madhe për Trump këtë radhë. Unë po flas vetëm për shtetin e Miçiganit.

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll