Politike

Trump në avantazh, Këlliçi: Sot e "pamundura", u bë e mundur! Rikthim kundër të gjitha parashikimeve

Më tej ai shkruan se ky është një rikthim i jashtëzakonshëm ndërsa shtoi se Trump shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve. Këlliçi theksoi se fitorja e Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore dhe për shqiptarët.

6 Nëntor 2024, 08:15 Nga N.F
Trump në avantazh, Këlliçi: Sot e "pamundura", u
Këlliçi

SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në SHBA ndërsa Donald Trump është në avantazh. Këlliçi në një reagim në "Facebook" shkruan se sot e pamundura u bë e mundur. 

Më tej ai shkruan se ky është një rikthim i jashtëzakonshëm ndërsa shtoi se Trump shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve. Këlliçi theksoi se fitorja e Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore dhe për shqiptarët. Në fund ai shtoi që fitorja e Trump të jetë një shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.

Postimi i plotë:

Sot e ‘pamundura’, u bë e mundur! Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.
Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!


Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin! Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kerkojnë elitat dhe establishmenti. Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.

Trump në avantazh, Këlliçi: Sot e "pamundura", u

 

kellici zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024 kanye west per trump trump

Sondazh

Poll