Aktualitet

Pensionistët deklaratë para kryeministrisë: Të rinjtë dhe studentët të na bashkohen në protestën e nesërme, nuk do heshtim para padrejtësive

Një ditë para zhvillimit të protestës, ata kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive jo vetëm nga pensionistët, por edhe nga studentët dhe të rinjtë.

5 Nëntor 2024, 12:01 Nga r.ll
Pensionistët deklaratë para kryeministrisë: Të rinjtë
Protesta

TIRANË- Një grup pensionistësh janë mbledhur ditën e sotme para Kryeministrisë, ku kanë mbajtur një deklaratë për mediat.

Një ditë para zhvillimit të protestës, ata kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive jo vetëm nga pensionistët, por edhe nga studentët dhe të rinjtë. Ata janë shprehur më tej se nuk do të heshtin përballë padrejtësive të qeverisë.

"Rama na urren ne dhe shqiptarët. Duke thirrur ca dordoleca qe e lavdërojnë, ka bërë përçarje. Të dalin nesër këtu e të protestojnë. Të rinjtë e studentët të vijnë e të na mbështesin në këtë protestë, se ky dikator s’merr vesh me fjalë, do masivitet. Nëse në dy protesta kanë dalë mbi 500 pensionistë, ata barazohen me 500 pensionistë militantë të partisë.

500 pensionistë janë si 500 spartanët përballë pensionistëve militantë. Militantët lodhen, ne s’jemi të lodhur e as të paguar. Duke heshtur, mos kujtojë se do lodhemi. Na ka përbuzur, na ka torturuar ky diktator i pamëshirshëm. Nesër në ora 10 të gjithë, edhe të pamundurit të dalim ta bllokojmë, se s’ka ku të shkojë. Atij i ka hyrë ujë nën këmbë.", kanë thënë ata për mediat. 

Protesta e fundit e pensionistëve u mbajt më 30 tetor, para kryeministrisë. Pensionistët e mbledhur nga i gjithë vendi kanë kërkuar rritjen e pensioneve si dhe miratimin e një minimumi jetik. Gjithashtu edhe ish-minatorët kanë kërkuar që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

 

pensionistet para kryeministrise

Sondazh

Poll