Aktualitet

Kontrabante nga Franca, SPAK kërkon 40 vite burg për familjen e ish-shoferit të Ardi Veliut

ësohet se SPAK ka kërkuar 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj, 10 për të birin, Egi Idrizaj, dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit, Bora Idrizaj.

5 Nëntor 2024, 10:53 Nga I.A
Kontrabante nga Franca, SPAK kërkon 40 vite burg për familjen e
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për grupin e ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizajt me bazë kriminale trafikimin e mallrave kontrabantë nga Franca. Mësohet se SPAK ka kërkuar 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj, 10 për të birin, Egi Idrizaj, dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit, Bora Idrizaj.

SPAK kërkon gjithashtu 12 vite burg për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën, 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën dhe Tmorr Barutin. Nëse kjo pretencë miratohet nga GJKKO, të pandehurit do të përfitojnë zbritje me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara.

 Ata ishin një grup i strukturuar kriminal, me bazë në rajonin e Reventin Vaugris, në juglindje të Francës. Baza e tyre ishte një hotel në qytetin Villeurbane, ku grumbullonin të gjitha bizhutë e shtrenjta që grabisnin gjatë muajit. SPAK pretendon se grupi kaluar ilegalisht mbi 2 milionë Euro dhe 35 mijë Franga, si dhe 3.4 kg sende të çmuara flori. 

sokol idrizaj ardi veliu elda idrizaj egi idrizaj bora idrizaj agustin mesuli

Sondazh

Poll