Aktualitet

I dënuar përjetë për "Masakrën e Lushnjes"/ Në Apelin e GJKKO mbahet seanca për Laert Haxhiun, avokati: Të riçelet hetimi, SPAK nuk ka bërë veprime hetimore

Avokati i Haxhiut ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore. Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

5 Nëntor 2024, 11:09 Nga N.F

I dënuar përjetë për "Masakrën e Lushnjes"/

Laert Haxhiu

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për të dënuarin përjetë për '"Masakrën e Lushnjes", Lart Haxhiu. Seanca ka nisur ndërsa po mbahet në Apelin e GJKKO-së.  Avokati i Haxhiut ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. Të pranishëm në sallë janë prokurorët Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

laert haxhiu apeli i gjkko

Sondazh

Poll