Aktualitet

Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, godina ishte marrë me qera nga Kozaku

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve. 

5 Nëntor 2024, 09:41 Nga r.ll
Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, godina ishte marrë me
kozaku

TIRANË- Në orët e para të mëgjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ndërtesë boshe në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Mësohet se ndërtesa ishte marrë me qera nga personazhi i "Tik-Tok"-ut, Kozak Braçi, në të cilën pritej të bënte një investim.

Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve. Dyshohet se godina do të përdorej për reklamim automjetesh, dhe një pistë hetimi është se ngjarj mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. 

"Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", thuhet në njoftimin e policisë. 

tritol nderteses ne tirane kozak braçi

Sondazh

Poll