Aktualitet

Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 21-vjeçari në afërsi të stadiumit “Dinamo”

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

5 Nëntor 2024, 10:12 Nga N.F
Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet
Arrestimi

TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se i riu u prangos në afërsi të stadiumit “Dinamo”. I iu është identifikuar me inicialet A. LL dhe është banues në Sarandë.  Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Around”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll