Aktualitet

Goditi me grusht vajzën e mitur, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Po ashtu një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. 

5 Nëntor 2024, 09:31 Nga r.ll
Goditi me grusht vajzën e mitur, arrestohet 45-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë ushtruar dhunë dhe kanë kanosur familjarët. Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur. 

Po ashtu një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.

- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll