Aktualitet

Korrupsioni me notën, pedagogët e Universitetit të Elbasanit dhe sekseri dalin sot para gjykatës

Gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, do të dalin para togave të zeza, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë në kërkim.

5 Nëntor 2024, 09:02 Nga r.ll
Korrupsioni me notën, pedagogët e Universitetit të Elbasanit dhe
universiteti i elbasanit

ELBASAN- Në Gjykatën e Elbasanit do të zhvillohet seanca për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për 7 pedagogët dhe sekserin, që akuzohen për korrupsion me notën. Gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, do të dalin para togave të zeza, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë në kërkim.

Gjatë operacionit policor “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, u vunë në pranga: 

1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- Gazmend Hodaj, sekser.

Sipas Prokurorisë pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe tezat e provimeve të studentes dhe dokumenta të tjera në lidhje me rastin korruptiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për disa veprat penale.

universiteti i elbasanit

Sondazh

Poll