Politike

Hapet Ura e Madhe në Kukës/ Rama publikon pamjet: Ju lutem shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, teksa ka publikuar edhe pamjet e urës përmes një postimi në rrjetet sociale. 

4 Nëntor 2024, 19:31 Nga ZH.LL
Hapet Ura e Madhe në Kukës/ Rama publikon pamjet: Ju lutem shani sa
Ura e Madhe e Kukësit

KUKËS- Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, teksa ka publikuar edhe pamjet e urës përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Shefi i qeverisë, ndër të tjera, u drejtohet me një mesazh të gjitha atyre të cilët sipas tij kanë sharë dhe kanë hedhur akuza. 

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama.

edi rama ura e madhe e kukësit inaugurimi

Sondazh

Poll