4 Nëntor 2024, 18:53
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar një mesazh nga oficeri dixhital, siç e quan ai. Berisha shkruan në krye të postimit se policia fsheh krimin. Nga ana tjetër në mesazhin e publikuar nga Berisha, i prezantuari si oficer policie në Lezhë shkruan se më datë 2 nëntor, rreth orës 15:00 në fshatin Kallmet kanë ndaluar një makinë tip "Audi" të bardhë për të cilin kishin informacion se drejtuesi lëvizte i armatosur.
Oficeri shton se sapo i janë afruar për të komunikuar, drejtuesi i automjetit ka përplasur një nga kolegët e tij dhe është larguar. Gjithashtu oficeri shkruan se në ndjekje e sipër, drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë.
Në mesazh shtohet se brenda në makinë kishte maksa dhe armë dhe kur mjeti është dërguar për kqyrje në komisariat ka rezultuar në emrin Eriseldo Vocit, nipit të Tonin Vocit, drejtuesit të Policisë së Tiranës. Po ashtu oficeri ka shkruar se me urdhër të drejtorit Alfred Elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqërua.
Postimi i Berishës:
Policia fsheh krimin.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Pershendje Doktor
Po te shkruaj per nje rast te pa precedent qe ka ndodhur diten e shtun dt 2.
Une qe po te shkruj jam nje oficer policie ne drejtorin e policis Lezhe ne oren 15-00 ne fshatin e quajtur Kallmet kemi ndaluar nje makin "Audi" te bardh qe kishim informacion qe leviz i armatosur mjeti audi ndaloj por sa u afruam per te komunikuar me te perplasi kolegun dhe u largua ne ndjekje e siper e braktisi makinen dhe u largun ne kemb brenda ne makin kishte maska dhe arm por kur e derguam per kqyrje ne komisariat makina rezultoj ne emer te eriseldo voci nipi tonin vocit drejtuesit te policis Tirane.
Me urdher te drejtorit alfred elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqerua fare mjeti audi me targ ab257ih esht makina e nipit te tonin voci. Ndersa mjeti polo esht mjeti qe po e ndjek i policis lezhe aa323us.
Doktor verifikoje kto qe te thash sepse kolegu im ka vajt ne spital per mjekim dhe po na marrin jeten kriminelat me drejtuesit tone duke na ekspozuar tek krimi.
sali berisha
fghbfgpng
465277271 1246425650171868 2538902565050782353 n
465272317 1246425660171867 2300006309174072227 n
Politike
4 Nëntor 2024, 18:20
E. D
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi Strategjinë Ndërse...
Politike
4 Nëntor 2024, 17:13
M.B
Silvi Bardhi
TIRANA- Koordinatorja e departamenteve në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, ka dalë në një deklaratë p&eum...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:48
M.B
Albert Veliu
TIRANA- Albert Veliu, i njohur si “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim të publikuar n&e...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:32
M.B
Pavlos Marinakis
GREQIA- Athina zyrtare ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:21
E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Zëdhënësja Antikorrupsionit parnë PD, Genta Vangjeli publikoi më 12 tetor të këtij...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:14
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me atentatin me 4 viktima në Shkodër. Në d...
Politike
4 Nëntor 2024, 15:22
M.B
Emiriana Sako
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje pagash pas m...
Politike
4 Nëntor 2024, 14:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për kreun e "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorin d...
Politike
4 Nëntor 2024, 14:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalë...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:52
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas takimit të tij në Selanik me diasporën shqiptare iu është përgjigjur mediave ...