Politike

Meta kërkon lirimin nga burgu/ Avokati dorëzon ankimimin për masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së, Gjokutaj: Vendim i tipit thashethem

Pas daljes nga SPAK, Gjokutaj tha se qëndrimi i tyre është kundër kërkesës së SPAK dhe vendimit të GJKKO- së për masën e sigurisë "arrest në burg".

4 Nëntor 2024, 13:25 Nga r.ll
Meta kërkon lirimin nga burgu/ Avokati dorëzon ankimimin për
genc gjokutaj ilir meta

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme ankimimin e kreut të PL-së, Ilir Metës për masën e sigurisë "arrest në burg". 

Pas daljes nga SPAK, Gjokutaj tha se qëndrimi i tyre është kundër kërkesës së SPAK dhe vendimit të GJKKO- së për masën e sigurisë "arrest në burg". Avokati e cilësoi vendimin e GJKKO si vendim të tipit thashethem. 

“Depozituam ankimin ndaj vendimit që caktoi masën e sigurimit dhe atij që vendosi vazhdimin e masës arrest me burg ndaj Ilir Metës. Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të vecantë për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashethem. Në te treja procedimet, që këta i kanë bashkuar bashkë, edhe tek pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër dhe në momentin që jemi duke investiguar këtë pjesë nuk mund të bëjmë të ditur më shumë”, tha Gjokutaj.

Ish-presidenti prej më shumë se një jave është transferuar në paraburgimin e "313". Avokati Genc Gjokutaj tha më herët gjatë ditës se është bërë gati edhe kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Ai theksoi se ata kanë përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë. Ai shtoi se Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

Arrestimi i Metës

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e "Casa Italia" kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë.

Arrestimi i Metës u bë për akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë", për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" dhe për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.

ilir meta genc gjokutaj

Sondazh

Poll