Politike

Berisha publikon shifrat: Pensionet në Shqipëri janë shumë më të të ulëta në krahasim me rajonin! Në vitin 2013 ishin më të lartat

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama del si sharlatan me tabela nëpër studio dhe si një mashtrues ordiner përpiqet si spekulant i turpshëm të paraqesë një diferencë pensionesh midis vitit 2013 dhe vitit 2023 prej 80 eurosh. Sipas Berishës ai është një gënjeshtar i paskrupullt.

4 Nëntor 2024, 13:20 Nga N.F
Berisha publikon shifrat: Pensionet në Shqipëri janë shumë
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama del si sharlatan me tabela nëpër studio dhe si një mashtrues ordiner përpiqet si spekulant i turpshëm të paraqesë një diferencë pensionesh midis vitit 2013 dhe vitit 2023 prej 80 eurosh. Sipas Berishës ai është një gënjeshtar i paskrupullt.

Kreu i PD-së shtoi se çdo pensionist ka marrë në vitin 2013, mesatar 143 mijë lekë. Ai shtoi se pensionistët kanë pasur një pension minimal prej 36 mijë lekë, ky pension ka arritur në 80 mijë lekë. Ai shtoi se Rama nuk njeh kufi me moton ‘kur vjedh, je i aftë të thuash çdo gjë’, edhe ky bën sikur shqiptarët i marrin rrogat me euro. Sipas tij një euro në vitin 2013 ishte dy herë me e fortë se sot. 

Fjala e Berishës:

Meqë jam tek pensionistët dhe meqenëse Edi Rama del si sharlatan me tabela nëpër studio, duhet t’u them pensionistëve dy gjëra. Së pari, një mashtrues ordiner ndaj tyre përpiqet si spekulant i turpshëm të paraqesë një diferencë pensionesh midis vitit 2013 dhe vitit 2023 prej 80 eurosh.
Një gënjeshtar i paskrupullt. Çdo pensionist ka marrë në vitin 2013, mesatar 143 mijë lekë. Ka pasur një pension minimal prej 36 mijë lekë, ky pension ka arritur në 80 mijë lekë.


Por për një gënjeshtar që nuk njeh kufi me moton ‘kur vjedh, je i aftë të thuash çdo gjë’, edhe ky bën sikur shqiptarët i marrin rrogat me euro. Por, një euro në vitin 2013 ishte dy herë me e fortë se sot. Çmimet janë të paktën 50-100 përqind më të larta dhe në qoftë se në vitin 2013, pensionet në Shqipëri ishin më të lartat, sikundër edhe rrogat në rajon, sot pensioni mesatar në Maqedoni është 405 euro, 205 përqind më shumë se në Shqipëri. Në Malin e Zi është 450 euro apo 280 përqind më shumë se pensioni mesatar në Shqipëri.


Në Serbi është 440 euro ose 270 përqind më shumë se pensioni mestar në Shqipëri. Në Bosnje është 340 euro ose 210 përqind e pensionit në Shqipëri. Pensioni në Kosovë është 19 përqind më i lartë se në Shqipëri. Çmimet në këto vende janë 50 deri në 100 përqind më të ulëta se në Shqipëri.
Besoj se ky buxhet nuk ka nevojë për komente të tjera, por mund të vlerësohet si buxheti i vjedhjeve më të mëdha në histori. Si buxheti i varfërimit dhe mjerimit më të madh në histori. Si buxheti i dëbimit të shqiptarëve më shumë se çdo buxhet tjetër në historinë e vendit.

edi rama berisha

Sondazh

Poll