Politike

"Kërcënime në adresën time!" Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, fletushka qesharake 

Ai i cilësoi nacionalistët grekë si grup fantazmash të gjalla të së shkuarës që janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes së tij në Selanik.

3 Nëntor 2024, 10:36 Nga M.B
"Kërcënime në adresën time!" Protesta e
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin me emigrantët në Selanik edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar nga nacionalistët grekë jashtë sallës ku ndodhet ai. Rama tha se këto ditë ka patur kërcënime në adresën e tij. Ai i cilësoi nacionalistët grekë si grup fantazmash të gjalla të së shkuarës që janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes së tij në Selanik.

"Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe çdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë", tha Rama.

edi rama ne selanik

Sondazh

Poll