Politike

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë, do të lidhim kontratë punë për të mësuar vogëlushët shqiptarë

Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve.

3 Nëntor 2024, 10:29 Nga M.B
Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe:
Edi Rama dhe mësueset

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Selanik. Në nisje të fjalës së tij, Rama prezantoi 8 mësuesit e para të cilat do t'i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. Ai shtoi se mësueset e prezantuara janë 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe.

“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve.

Janë këtu 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll