3 Nëntor 2024, 10:34
Nga M.B
Edi Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka prekur sot në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Selanik, ndalesën e gazetarëve në kufi ditën e djeshme nga autoritetet greke. Rama tha se shpreh keqardhjen ndaj të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur, sipas tij.
Ai shtoi se ministria e Jashtme greke ka ndërhyrë për zhbllokimin e situatës. Rama solli në vëmendje dhe rastin e shpalljes "non grata" të gazetarit Marin Mema për të cilin tha se do të dorëzojnë kërkesë për rishikimin e vendimit.
"Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri.
Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve.
Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, antidemokrate", tha Rama.
edi rama ne selanik
Politike
3 Nëntor 2024, 10:29
M.B
Edi Rama dhe mësueset
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Selanik. Në nisje të fjalës s&eum...
Politike
3 Nëntor 2024, 10:21
M.B
Edi Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisu takimin me shqiptarët në Selanik. Ky është takimi i dytë i Ramës n&...
Politike
3 Nëntor 2024, 10:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SELANIK- Salla ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Selanikut duket se është g...
Politike
3 Nëntor 2024, 10:01
M.B
Edi Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në...
Politike
3 Nëntor 2024, 09:49
M.B
Foto nga salla
SELANIK- Përgatitjet janë drejtë përfundimit në sallën ku kryeministri Edi Rama do të realizojë...
Politike
3 Nëntor 2024, 08:30
M.B
Foto nga kontrollet
SELANIK- Ditën e sotme në orën 11:00, me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë n&...
Politike
3 Nëntor 2024, 08:25
M.B
Autostrada
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka postuar sot në rrjetet sociale disa pamje nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Ky ask &eum...
Politike
3 Nëntor 2024, 07:35
M.B
Edi Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me e takimeve me diasporën teks ndalesa e radhës do të jetë në qyteti...
Politike
2 Nëntor 2024, 22:27
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim ku shkruan se aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza&rd...
Politike
2 Nëntor 2024, 21:58
I.A
TIRANË- Institucioni i Presidencës ka hapur një tender për të blerë disa mallra mes të cilave edhe një kasafortë ...