Politike

FOTO/ Ndalesa e turit në Selanik, Rama mbërrin në sallën ku do të mbahet takimi me shqiptarët

Takimi në fjalë do të zhvillohet në sallën ‘Porto Palace’, ndërsa pritet të nisë rreth orës 11:00 me orën greke. 

3 Nëntor 2024, 10:01 Nga M.B
FOTO/ Ndalesa e turit në Selanik, Rama mbërrin në sallën ku
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik. Takimi në fjalë do të zhvillohet në sallën ‘Porto Palace’, ndërsa pritet të nisë rreth orës 11:00 me orën greke. 

Në fakt Greqia ishte ndalesa e parë e Ramës në kuadër të turit për diasporën "Krenar për Shqipërinë" në muajin maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë. Ky takim i Ramës erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri".

Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.

edi rama

Sondazh

Poll