Politike

“Aeroporti i Tiranës me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia”, Rama publikon shifrat: Jemi rritur me 3.2 milionë udhëtarë në vit

Në rrjetin social  “X”, Rama shkruan se në aeroportin e Tiranës në tetor të këtij viti numri i pasagjerëve që kaluan në Rinas arriti mbi 942 mijë, që do të thotë 47% më shumë se sa vitin e kaluar. 

2 Nëntor 2024, 22:27 Nga I.A
“Aeroporti i Tiranës me rritjen më të shpejtë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim ku shkruan se aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar rritjen e fluksit të udhëtarëve me të shpejt në Evropë që nga periudha e pandemisë. Në rrjetin social  “X”, Rama shkruan se në aeroportin e Tiranës në tetor të këtij viti numri i pasagjerëve që kaluan në Rinas arriti mbi 942 mijë, që do të thotë 47% më shumë se sa vitin e kaluar. Sipas kryeministrit aeroporti i Tiranës është rritur me 3.2 milionë udhëtarë më shumë se sa vitin e kaluar.

Postimi i plotë:

Aeroporti i Tiranës në rritje. Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23. Ne jemi rritur me 3.2 milionë udhëtarë përmes TIA. Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani na vizitoni!

edi rama

Sondazh

Poll