Politike

FOTO/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik, kontrolle me qen që kërkojnë eksploziv pranë sallës

Pak orë nga nisja e takimit, mësohet se kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.

3 Nëntor 2024, 08:30 Nga M.B
FOTO/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik, kontrolle me qen
Foto nga kontrollet

SELANIK- Ditën e sotme në orën 11:00, me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë në atë zonë. Pak orë nga nisja e takimit, mësohet se kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.

FOTO/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik, kontrolle me qen
Salla

Në fakt Greqia ishte ndalesa e parë e Ramës në kuadër të turit për diasporën "Krenar për Shqipërinë" në muajin maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë. Ky takim i Ramës erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri".

Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.

 

edi rama ne selanik

Sondazh

Poll