2 Nëntor 2024, 21:58
Nga I.A

TIRANË- Institucioni i Presidencës ka hapur një tender për të blerë disa mallra mes të cilave edhe një kasafortë sekrete. Tenderi me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH është hapur në agjencinë e prokurimeve publike ku nevojën për kasafortë e argumentojnë me dokumentet sekrete që ka institucioni i Presidencës.
A2CNN shkruan se Bajram Begaj ka nevojë për një kasafortë sekrete. Institucioni i Presidencës hapi një tender me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH për të blerë disa mallra që nga frigoriferë e tapet deri te tavolinë mbledhjeje e një kasafortë.
Këtë të fundit, institucioni e ka ilustruar me foto dhe me përshkrim se në çfarë forme dhe lloji i nevojitet institucionit.
“Kasaforta duhet të ketë strukturë llamarinë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Kasaforta duhet të ketë strukturë llamarinë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete. Lyerja me mënyrë elektrostatike. Bazamenti të jetë jo më pak se 10 cm. Përmasat ( 50x50x110).”
Dëshira e Bajram Begajt për të rindërtuar godinën e presidencës nuk është fshehur ndonjëherë. Krahas kërkesave për mbështetje buxhetore drejtuar degëve të ekzekutivit, dëshirën për një rinovim nga themelet ia ka shprehur edhe miqve që vijnë nga jashtë. Afati i dorëzimit të ofertave për këtë procedurë tenderuese ka përfunduar, dhe tashmë stafi i Presidencës është duke vlerësuar ofertat e paraqitura.
bajram begaj
Politike
2 Nëntor 2024, 20:35
I.A
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha foli rreth ngjarjes në emisionin televiziv ku një pensioniste, në një përballje publike me E...
Politike
2 Nëntor 2024, 20:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha me një retorikë të fortë, i motivoi demokratët për të vazhduar luf...
Politike
2 Nëntor 2024, 20:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te &lsqu...
Politike
2 Nëntor 2024, 19:32
I.A
TIRANË- Kryetari e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpres...
Politike
2 Nëntor 2024, 18:45
I.A
TIRANË- Të dorëzosh një projekt në një zyrë publike, të kërkosh leje për 7 vite rresht dhe në vend t&eu...
Politike
2 Nëntor 2024, 14:50
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sërish ditën e sotme lidhur me pensionet dhe rritje...
Politike
2 Nëntor 2024, 13:51
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti demokratin "mash...
Politike
2 Nëntor 2024, 13:10
E. D
Lindita Metaliaj
SHKODËR- Deputetja e Partisë Demorkatike, Lindita Metaliaj, u shpreh se fatkeqësisht Shkodra si djep i artit e i kultur&eu...
Politike
2 Nëntor 2024, 12:45
E. D
Edmond Sapho
SHKODËR- Deputeti demokrat, Edmond Sapho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajsh&eu...
Politike
2 Nëntor 2024, 12:37
E. D
Flamur Noka
SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se protesta e sotme është kundër krimit me fytyr...