Aktualitet

Mori para gjithë konat e patrullës, si u arrestua tek ‘Fresku’ Aleksandër Gjoka, u prangos nga një agjent krimesh e 4 po

23 Dhjetor 2019, 20:18 Nga DOSJA
Mori para gjithë konat e patrullës, si u arrestua tek

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i këngëtarit shqiptar, Aleksandër Gjoka. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se këngëtari i muzikës ‘rock’ është arrestuar nga një agjent i krimeve dhe 4 efektivë Policie në rrugën “Sotir Caci” pranë zonës së Freskut.

Mësohet se këngëtari ishtë aq i dehur saqë kishte rrëzuar të gjitha konet e ngritura nga patrulla e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili zbuluar se niveli i intoksikimit ishte 0.66 mg/l, 60-vjeçari u prangos nga efektivët e qarkullimit rrugor, të cilat e shoqëruan më pas në Komisariat.

Arrestimi i Aleksandër Gjokës ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Tanimë pritet që Gjoka të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për shkeljen ndaj rregullave të qarkullimit rrugor. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll