Aktualitet

Inxhinieri Myrtaj jep alarmin me foton e publikuar nga zv. ministri Shkreli: Turp e faqja e zëzë. Zoti pastë mëshirë për t

23 Dhjetor 2019, 20:06 Nga DOSJA
Inxhinieri Myrtaj jep alarmin me foton e publikuar nga zv. ministri Shkreli:

TIRANË- Inxhinieri Luan Murtaj në një reagim në Facebook shprehet se meremetimi i kollonave pas tërmetit po bëhet gabim dhe është rrezik nëse do ketë lekundje të tjera sizmike.

Myrtaj ka publikuar një foto të shpërndarë nga zv ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, dhe shton se kolona është jashtë çdo standardi sizmik.

Kjo që po shikoni po trumpetohet si zgjidhje ndaj tërmetit. Kolona është jashtë çdo standardi sizmik. Turp e faqja e zëzë. Zoti pastë mëshirë për të pa fajshmit”, shkruan Myrtaj.

Ndëkohë në një postim Shkreli shkruan se ky meremetin është shembulli parë në terren në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

MEREMETIMI… shembulli i pare ne terren (i para dy javeve) se si behet meretimi zinxhir ne objektet e demtuara: konstatim, ekspertim, projekt, nderhyrje. Shkalla e komplesitetit percakton dhe llojin e nderhyrjes… Tani procesi i rikonstruksionit te demtimeve sapo ka filluar te funksionoje sipas nje procedure dhe aktualisht eshte ne fazen e kolaudimit”, shkruan Shkreli në Facebook.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në apartamentet e dhuruara, falë dhe ndihmave nga fondacione e qytetarë të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli luan myrtaj meremtimi i kolonave te demtuara tragjedia e 26 nentorit 2019 artan shkreli luan myrtaj meremtimi i kolonave te demtuara tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll