Aktualitet

Ndenji 16 orë nën rrënojat e tërmetit pranë Dienës, flet me lot në sy mjekja që i shërbeu: S’e mendoja se do të mbar

23 Dhjetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
Ndenji 16 orë nën rrënojat e tërmetit pranë

Është vetëm 26-vjeç dhe punon si mjeke në qendrën kombëtare të urgjencave kombëtare të urgjencave që prej 9 muajsh.

Pas tërmetit të 26-nëntorit provoi momentet më të vështirë, me të cilat e përballi profesioni. Atë të martë, në të gdhirë, Juna Hitaj, duhej të ishte pushim në grafik,por pasi kishte përjetuar frikën e lëkundjeve të forta të pallatit të saj, I duhej që në orën gjashtë të mëngjesit të ishte në Durrës, dhe pikërisht në një prej pallateve të shembura, kur njerëzit bërtisnin, se nën rrënoja ka viktima dhe të mbijetuar.

Juna tentonte të hynte në rrënoja për ti ofruar oksigjen vajzës 30-vjeçare, me të cilën nuk rreshti së komunikuari nëpërmjet një tuneli të ngushtë që u krijua ndërmjet rrënojave në një distancë prej 5 metër.

“Në momentin që u afrova mora informacione që ka një person nën rrënoja ndërkohë që dëgjoheshin zëra. Gërrmohej gjithë kohës për të pasur fushëpamje dhe në momentin që arritëm të shihnim një vajzë në të 30-tat që arrinte të fliste me ne. Ishte shumë thellë dhe tuneli ishte i vogël. Rreth orës 7 të mëngjesit ra një tërmet tjetër. Isha lart mbi rrënoja se po mundohesha të shihja, ngjyrën e lëkurës etj. Kur u futa, u morr oksigjeni dhe likidet. Por ishte e pamundur. U munduam që t’i jepnim likide nga goja. Ka ndjenjur 16 orë nën rrënoja. Një person që nuk mendoja se do të mbaronte në ato lloj mënyrë. Sot e kësaj dite emocionohem se nuk kam fjalë,”-tha doktoresha. 

Edhe pse profesioni nuk ia lejon, Juna nuk i fsheh dot lotët, as sot kur ka kaluar pothuajse një muaj pasi vajza të cilën u mundua me shpirt ta mbante në jetë nuk ia doli dot.

Në këtë sakrificë të madhe nuk ndan dot ekipin e saj të punës por në mendje i ka mbetur edhe sakrifica e RENEAS për të shpëtuar njerëz atë ditë duke gërmuar me duar.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diena meçaj karanxha juna hitaj tragjedia e 26 nentorit 2019 diena meçaj karanxha juna hitaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll