Aktualitet

KED zgjedh 5 anëtarët e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ja kush renditet i pari (EMRAT)

23 Dhjetor 2019, 16:22 Nga DOSJA
KED zgjedh 5 anëtarët e Inspektorit të Lartë të

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar sot listën me 5 anëtarë të kandidatëve për Inspektoratin e Lartë të Drejtësië. Në mbldhjen e zhvilluar sot KED, ka bërë renditjen e 5 kandidatëve e cila kryesohet nga Artun Metani.

Lista do i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë brenda tre ditësh dhe kërkohet miratimi i saj. Ende nuk dihet nëse Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për kreun e ri të këtij institucioni brenda punimeve të kësaj jave, teksa mbyllet sesioni i vjeshtës për t’u rihapur në fund të muajit janar.

Lista e kanditatëve kryesohet nga Artur Metani 89.6 pikë e më pas vijon me Sokol Stojanin 89 pikë, Joana Asimi Sorraj 82.2 pikë, Eris Hysi 78.3 pikë dhe Lindita Troja 63.4 pikë.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

1. Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

2. Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016. Lista përfundimtare e renditjes: Artur Metani 89.6 Pikë; Sokol Stojani 89 Pikë; Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë; Eris Hysi 78.3 Pikë; Lindita Troja 63.4 Pikë. 

Dy vendimet e arsyetuara, raporti dhe aktet e tjera të pikëzimit të kandidatëve do të publikohen nesër ne faqen zyrtare te Gjykatës së Lartë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani inspektorati i larte i drejtesise joana sorraj mbledhja e ked sokol stojani artur metani inspektorati i larte i drejtesise joana sorraj mbledhja e ked sokol stojani

Sondazh

Poll