Aktualitet

Kërkonin para në këmbim të notës/ Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për 7 pedagogët, iu sekuestrohen telefonat

Këta pedagogë u kanë kërkuar para studentëve, në mënyrë që të mos i ngelnin në lëndën e tyre. Dosja.al, më herët raportoi se pedagogët e arrestuar i përkasin të gjithë Fakultetit të Ciklit të Ulët.  

1 Nëntor 2024, 21:41 Nga r.ll
Kërkonin para në këmbim të notës/ Prokuroria e
prokuroria, universiteti

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër ndalimi për të shtatë pedagogët e universitetit "Aleksandër Xhuvani", të cilët ditën e sotme u shoqëruan në polici. Pedagogët tashmë të pezulluar nga detyra, do të përgjigjen për veprën penale të “korrupsionit pasiv”, ndërsa po ashtu është ndaluar edhe një person i tetë i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit në këtë aferë korruptive.

Prokuroria ka konfirmuar se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Gjithashtu raportohet se pedagogëve në fjalë u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje do të merren edhe studentë. 

Këta pedagogë u kanë kërkuar para studentëve, në mënyrë që të mos i ngelnin në lëndën e tyre. Dosja.al, më herët raportoi se pedagogët e arrestuar i përkasin të gjithë Fakultetit të Ciklit të Ulët.  

Emrat e pedagogëve:

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Në pranga ka rënë dhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për rastin derisa të përfundojnë procedurat e marrjes në pyetje.

elbasan universiteti aleksandër xhuvani prokuoria e elbasanit

Sondazh

Poll