Aktualitet

Atentati me 3 viktima në Shkodër/ “Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, motra e Flutura Bashës tregon bisedën e fundit me viktimën

Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

1 Nëntor 2024, 14:28 Nga ZH.LL

 

Atentati me 3 viktima në Shkodër/ “Do t’i shkoj nesër
Flutura Basha

SHKODËR- Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë ku humbën jetën 3 persona, mes tyre edhe një grua e pafajshme, Flutura Basha. Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Teksa ka treguar detaje nga dita e ngjarjes, ajo ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të motrën. Ajo tregoi e prekur, se kishte planifikuar të pinin kafe sëbashku me motrën e saj, tashmë të ndjerë, Flutura. Në gjendje të prekur, tha se do t'i shkonte te varri për t'i dërguar lule.

“E kishim lënë për kafe të shtunën. I thashë jam të shtunën dhe të dielën pushim, po vij me ty atje te toka. Nuk arritëm të shkonim. Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, tregoi ajo.

 

shkoder atentati mafioz flutura basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 13:07 I.A

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Elton Qyno TIRANË- Gazetari i kronikës Elton Qyno është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&eu...