Aktualitet

"Nuk po marrim pagesat nga Frontex", denoncimi i punonjësit të policisë: Ministria e Financave na ka klasifikuar si debitorë

Ai shprehet se Ministria e Financave po mban këto të ardhura pa asnjë bazë ligjore dhe nuk ofron asnjë sqarim për situatën.

1 Nëntor 2024, 20:42 Nga r.ll
"Nuk po marrim pagesat nga Frontex", denoncimi i punonjësit
foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës i policisë shqiptarë ka denoncuar një problem serioz që ka filluar në janar 2023 lidhur me pagesat e Frontex për shërbimet e policisë.

Punonjësi i policisë i cili ka dërguar një denoncim anonim te JOQ, ku thotë se që nga fillimi i vitit, policët nuk kanë marrë 20% të dietës së tyre, megjithëse Frontex ka dërguar shumën përkatëse. Ai shprehet se Ministria e Financave po mban këto të ardhura pa asnjë bazë ligjore dhe nuk ofron asnjë sqarim për situatën.

Sipas tij, Frontex ka konfirmuar se pagesat janë të rregullta dhe duhet t'u jepen punonjësve, ndërsa shton se punonjësit kanë marrë një letër nga Ministria e Financave që i klasifikon si debitorë ndaj Frontex, duke pretenduar pa asnjë bazë ligjore se janë paguar më shumë seç duhet.

"Përshëndetje JOQ, jam një punonjës policie dhe preferoj të mbetem anonim. Dua të raportoj një problem serioz që ka filluar në janar 2023 lidhur me pagesat nga Frontex për shërbimet e policisë shqiptare. Që nga kjo data e lartepermendur,ne nuk kemi marrë 20% të dietës tonë, megjithëse Frontex ka dërguar shumat përkatëse. Ministria e Financave po mban këto te ardhura qe na perkasin ne pa asnjë bazë ligjore dhe nuk na jep asnje sqarim. Na është thënë se ka pasur një “lemsh” mes auditit dhe ministrisë ,por me info.qe une kam Frontex ka konfirmuar se pagesat nga ana e tyre janë të rregullta dhe duhet të na jepen. Për më tepër, kemi marrë një letër nga Ministria e Financave që na klasifikon si debitorë ndaj Frontex, duke pretenduar pa asnje baze ligjiore ,se na kanë paguar më shume seq duhet. Ju lutem, na ndihmoni që kjo situatë të bëhet publike, pasi nuk po marrim pagesat që na përkasin dhe po etiketohemi padrejtësisht si debitorë. Faleminderit!", thuhet në denoncimin e plotë.

frontex policia e shtetit

Sondazh

Poll